Tifozët godasin makinën e Gareth Bale

16/09/2014 00:00

Ambienti te Real Madrid nuk eshte ideal. Pas dy humbjeve radhazi ne kampionat ndaj Real Sociedad dhe Atletico Madrid, tifozet jane te pakenaqur me skuadren dhe kete gje e treguan ne daljen e qendres stervitore te klubit madrilen.

Ne momentin qe doli uellsiani Gareth Bale me makinen e tij, tifozet i kerkuan te ndalonte per disa autografe, por sulmuesi vazhdoi rrugen dhe nje nga tifozet goditi me shkelm automjetin luksoz.

Sharje pati edhe per mesfushorin Toni Kroos dhe mbrojtesin Raphael Varane.

Top Channel