Basha: Verini fre paligjshmërise së Qeverisë

16/09/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po u kërkon partnerëve
europianë të ndërhyjnë për të frenuar revanshin antidemokratik të
mazhorancës.

Keto fjale zoti Basha i përdori gjatë takimit me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së madhe Oëen Jenkins.Panorama, qe paraqiti zoti Basha, ishte ajo e nje vendi ku Qeveria nuk respekton Kushtetuten, shkel te drejtat themelore te qytetareve, nuk zbaton vendimet e Gjykates Kushtetese dhe te gjykatave te vendit, refuzon kontrollin opozitar permes komisioneve hetimore dhe po ben çdo perpjekje per t’i mbyllur gojen opozites nepermjet dhunes verbale dhe fizike te ushtruar, sipas kreut demokrat, “nga elemente kriminale te mazhorances ne Parlament, nen orkestrimin e kryeministrit Rama.

Zoti Basha i tha zyrtarit te larte britanik se “keto akte te Qeverise e kane reduktuar ne zero çdo hapesire demokratike per opoziten, duke e detyruar ate te nderprese çdo marredhenie me Kuvendin”. Ajo qe e ben edhe me te zymte panoramen e demokracise ne Shqiperi sipas kryetarit te Partise Demokratike eshte se ne vend te reflektimit per ate qe e quan kriminalizim te Kuvendit, mazhoranca Rama-Meta po intensifikojne perpjekjet per kapjen e insitucioneve te pavarura Keshillin e Larte te Drejtesise, shkollen e magjistratures dhe gjykatat e vendit.

Duke i shprehur perfaqesuesit te qeverise britanike vendosmerine e opozites “per nje beteje te perditshme ne mbrojtje te demokracise”, zoti Basha beson se kjo dhe insistimi i prere i partnereve nderkombetare ‘është dhe mbetet e vetmja mënyre për t’i vene fre revanshit të mazhorances per zevendesimin e demokracise ne Shqiperi me nje regjim oligarkik”.

Top Channel