F1, Massa: Të përsëris suksesin e Monzës

16/09/2014 00:00

Felipe Massa, i cili garën e kaluar doli në vend të tretë pas Mercedesëve të Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg (Cmimi i Madh i Italisë), tha se shpreson që një rezultat të tillë ta arrijë edhe në garat e mbetura të sezonit të Formulës 1.

Piloti i Williamsit dha këto deklarata para garës së 14 sezonale, Cmimit të Madh të Singaporit që do të zhvillohet në cirkuitin e Marina Bay-t.

“Gara e Singaporit është fantastike, por edhe shumë e vështirë njëkohësisht. Temperaturat janë shumë të larta dhe ka një lodhje fizike më të madhe. Pista i ngjan asaj të Monakos, por është gati dyfish më e gjatë”, tha 33-vjeçari brazilian.

“Shpresoj që në këtë garë të kem po aq sukses sa kisha në Monza”, shtoi Felipe Massa.

Top Channel