Shtyhet miratimi i Këshillit të Integrimit

16/09/2014 00:00

Komisioni Parlamentar i Integrimit Europian e shtyu për një kohë tjetër
diskutimin dhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,
per t’i dhënë kohë opozitës.

Nenkryetari i ketij Komisioni Taulant Balla theksoi se “maxhoranca Qeverisese eshte e vendosur te zhvillojë nje proces gjitheperfshires, persa i perket integrimit ku opozita merr nje rol te rendesishem”.

“Ne nuk e shqyrtojmë vendimmarrjen lidhur me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian për aq kohë që opozita nuk merr pjesë në diskutimin e tij dhe do të ishte i pavlerë ngritja e këtij Këshilli, ndërkohë që opozita nuk ushtron rolin e vet, qoftë në angazhimet e veta parlamentar, por qoftë edhe në këtë Këshill, sepse ky Këshill është ngritur pikërisht për t’i dhënë partive politike, qofshin mazhorancë, apo edhe opozitë, një rol të rëndësishëm këshillimor dhe udhëzues në kuadër të procesit të integrimit”, u shpreh Balla.

Arta Dade, anëtare e ketij Komisioni, njekohesisht kryetare e Komisionit te Politikes se Jashtme kerkoi t’i vihej ne dispozicion letra e derguar nga Majlinda Bregu, si pergjigje per ftesen per ta bashkedrejtuar Keshillin. Dade theksoi se Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme ka nje rol te rendesishem ne procesin integrues, prandaj i ka thene ‘Po’ fteses per ta bashkedrejtuar Keshillin.

Sakaq nga selia blu reagoi deputetja Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit Parlamementar te Integrimit.

“Unë shpresoj shumë që kjo tërheqje që ka vendosur sot maxhoranca të bëjë duke kuptuar gabimin e propozimit që kishte bërë për ngritjen  e Këshillit Kombëtar, të jetë e tillë deri në fund sepse nuk kemi kërkuar, dhe e përsëris, asgjë më shumë se sa t’i lihet opozitës hapësira për të drejtuar një organizëm, i cili ka treguar që ka qenë i suksesshëm në këtë format në vendet e tjera që sot janë vende anëtare të Bashkimit Europian. Pra, shpresoj shumë që kjo tërheqje e sotme të jetë një reflektim për të mbërritur deri në fund në një format, të cilin unë e kam propozuar dhe ia kam depozituar me shkrim ministres së Integrimit, ku ne të jemi palë dhe Këshilli Kombëtari Integrimit të jetë një organizëm parlamentar i drejtuar nga opozita, për të treguar që Qeveria është e gatshme të kontrollohet në këtë proces, duke ia lënë opozitës drejtimin e këtij Këshilli dhe nga ana tjetër të mos presë që Qeveria të kontrollohet nga maxhoranca e vet”, tha Bregu.

Keshilli Kombetar i Integrimit erdhi si nje sygjerim i dale nga dialogu i nivelit te larte Shqiperi-BE.

Top Channel