Pushimet e Rihanës në Barbados

16/09/2014 00:00

Nuk është e lehtë të mbash bikinit në vendin e tyre gjatë kohës që po ngjitesh në barkë, por nëse dikush mund t’ia dalë mbanë, ai person e ka emrin Rihanna.

Këngëtarja e famshme është fotografuar duke shijuar detin e Barbadosit me një maskë uji dhe me një palë bikini të zeza që i rrinin perfekt.

Ndërsa ditën e dielë, 26-vjeçarja ishte e pranishme në pagëzimin e kushërirës së saj të vogël Majesty duke treguar se në të vërtetë nuk është edhe aq “vajzë e keqe” sa kërkon të duket.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel