Van Basten dorëhiqet, nuk përballon dot stresin

16/09/2014 00:00

Marco van Basten ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të AZ Alkmaarit për shkak të stresit, siç bën të ditur vetë ish-futbollisti legjendar holandez.

“Stresi me të cilin përballem si trajner është i tepërt. Tani do të marr një detyrë tjetër. Do të jem përgjegjës për zhvillimin e talenteve të ekipeve zinxhir dhe jam i lumtur për këtë”, tha 49-vjeçari.

Trajneri i ri i AZ Alkmaarit, ekipit kampion të Holandës në vitin 2009, do të jetë Alex Pastoor, deri tani asistent i Van Bastenit.

Top Channel