PD: Vjedhësi i votave, shef antidroge

16/09/2014 00:00

Opozita akuzoi sërish sot Qeverinë për mbrojtjen që u krijon njerëzve të inkriminuar përmes emërimeve në administratë.

Ajo iu referua emerimit te shefit te antidroges ne policine e Lezhës, i cili eshte person ne gjykim per manipulim te zgjedhjeve te kaluara.
 
“Gjergj Doda është nën procedim penal dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia.Ndaj, Partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën, që Doda ishte në procedim penal.A ka caktuar ai komisioner në Lezhë, një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri?Dhe më pas, a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si shef të anti-drogës në Lezhë?”, tha deputeti i PD-së, Arben Ristani.

Top Channel