Kryeministri australian qeveris nga tenda

16/09/2014 00:00

A mund të qeveriset një vend i madh nga një tendë kampi? Nga Australia mbërrin një përgjigjje pozitive.

Kryeministri australian, Tony Abott zhvendosi zyrën dhe pjesën më të madhe të stafit të tij në fshatin Nhlunbuy në rajonin Arnhem për të jetuar pranë komunitetit indigjen të zonës, për t’u njohur me problematikat e këtij komuniteti si dhe traditat e tyre.

Vizita është pjesë e premtimit elektoral të kryeministrit australian i cili gjatë fushatës tha se çdo vit do të qeverisë vendin për shtatë ditë nga tendat e ngritura pranë komuniteteve indigjene që jetojnë në Australi.

Abott tha se planifikon thërritjen e një referendumi për të përcaktuar statusin e indigjenëve në kushtetutën e Australisë, pas vendimit të parlamentit që njohu indigjenët si banorë autoktonë të ishullit të madh.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel