Një ish-gardist dhe një vajzë që punonte në burgun e Vaqarrit u arrestuan për gjobëvënie.

Ermal
Mrruku, ish-oficer i Gardës së Republikes u prangos nga Grupi
Operacional Special, pasi shfrytëzonte një femër për të vendosur gjoba
ndaj biznesmenëve.

Mrruku, ne fakt, eshte nje emer i njohur per
organin e hetimit edhe me heret per problemet me drejtesine per nje
pengmarrje, nderkohe qe emri i tij u permend ne listen e te liruarve nga
gjykatave edhe nga ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.

Nje
burim thote se i dyshuari Mrruku shfrytezonte nje femer me inicialet
K.D, aktualisht punonjese e burgut te Vaqarrit, e cila u ofrohej
personave te ndryshem, kryesisht meshkuj te martuar dhe me pas i
filmonte ata per ta perdorur materialin per presion.
Prokuroria e
Krimeve të Rënda thotë se edhe vajza u arrestua si e dyshuar per
gjobevenie, pasi ajo kerkonte shuma te ndryshme nga nje milion leke deri
ne 5 milione leke, ne shkembim te materialeve që zotëronte.

Kjo
menyre gjobevenie eshte nje skeme e zbuluar edhe me heret nga
Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ka derguar edhe dy dosje te
ngjashme per gjykim.

Top Channel