F1, çfarë mund të thuhet dhe çfarë jo nëpërmjet radios

16/09/2014 00:00

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) i ka shpërndarë të gjithë ekipeve të Formulës 1 një listë të detajuar me tipet e mesazheve të radios që do të lejohen dhe që nuk do të lejohen duke nisur nga Cmimi i Madh i Singaporit.

Mesazhet që nuk lejohen janë ata që i japin informacion pilotit mbi kohët në sektorë të ndryshëm të kundërshtarit, ata që i japin informacion mbi nivelin e harxhimit të karburantit, mesazhet me kode dhe gjithashtu nuk lejohet që t’i jepet përgjigje pilotit kur bën pyetje teknike.

Ndërsa mesazhet mbi presionin e gomave dhe temperaturës së frenave do të ndalohen duke nisur nga Cmimi i Madh i Japonisë, në mënyrë që t’i jepet koha e nevojshme skuadrave të përshtaten me ndryshimet.

Mesazhet që lejohen:

-Detaje mbi kohën e regjistruar në një sektor të caktuar të pistës
– Detaje mbi kohën e regjistruar nga kundërshtari në një xhiro të plotë
– Koha e sektorit e rivalit gjatë provave
– “Shtyj në maksimum”, “jep maksimumin tani” ose “po garon me X”
– Të ndihmuarit me informacione mbi trafikun gjatë provave ose garës
– Dhënia e këshillave
– Zgjedhja e gomave për ndalimin e radhës në bokse
– Numri i xhirove të rivalit me një set gomash gjatë garës
– Specifikimi i gomave të rivalit
– Të treguarit e një problemi në makinën e kundërshtarit gjatë garës
– Informacioni mbi strategjinë e mundshme të garës së kundërshtarëve
– Informacione mbi flamujt e verdhë, blu dhe mbi hyrjen e makinës së sigurisë

Mesazhet që nuk lejohen:

– Detaje mbi kohën e kundërshtarit në një sektor të caktuar dhe ku është më i shpejtë ose më i ngadaltë
– Rregullimi i konfigurimit të njësisë së fuqisë
– Rregullimi i kutisë së marsheve
– Indikacione mbi marshet e kutisë së marsheve (duke nisur nga Cmimi i Madh i Japonisë)
– Bilanci i baterisë apo rregullimi i rendimentit të saj
– Informacione mbi konfigurimin e fluksit të karburantit
– Informacione mbi nivelin e shpenzimit të karburantit
– Informacione mbi presionin e gomave ose temperaturës së tyre (duke nisur nga Cmimi i Madh i Japonisë)
– Informacione mbi konfigurimin e diferencialit
– Informacione mbi balancimin e frenave
– Cdo mesazh që mund të duket i koduar

Top Channel