“Zgjerimi i sektorit privat, mundësi punësimi”

16/09/2014 00:00

Orientimit të të rinjëve drejt arsimit dhe formimit profesional i është bashkuar edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Në ceremoninë e dhënies së çertifikatave në përfundim të trajnimit disa-mujor në gjuhën italiane në Paskuqan, kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se është e pamundur që të gjithë të punësohen në administratë.

“Zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor, që është punësimi”, tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se duhet të gjenden format dhe alternativat për të ndihmuar të rinjtë dhe të rejat për t’u integruar në tregun e punës, duke shprehur bindjen se tashmë e ardhmja e rinisë ka hyrë në një rrugë më të sigurt.

Top Channel