Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owern Jenkinks, ishin për një vizitë në fshatin Lazarat.

Sipas Ministrisë së Brendshme, vizita ishte një mundësi për të shqyrtuar kapacitetet e zhvillimit të kësaj zone, nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike.

Nga ana e tyre, zyrtarët britanik vlerësuan operacionin e policisë në Lazarat, që sipas tyre heq përfundimisht Shqipërinë nga harta e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë qëndrimit në Lazarat, ata panë nga afër disa nga vendet ku përpunohej lënda narkotike. Ndërkaq, mësohet se banorët e Lazaratit kanë kërkuar nga ministri Tahiri ngritjen e një poste policore në Lazarat, e cila nuk ekziston prej vitesh.

Top Channel