Pesë kilogram heroinë janë bllokuar nga Policia e Tiranës, mesditën e së martës, ndërsa në pranga kanë rënë dy poseduesit e saj.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën të ditur se, në bazë të një hetimi të shtrirë në kohë, u bë i mundur arrestimi i England Hyseni, 32 vjeç, dhe Tahir Avdia, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta persona u kapën në kushtet e flagrancës në zonën e Unazës së Re, me një sasi prej 5 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila ishte e fshehur në një automjet. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Top Channel