Shpërdoruan detyrën, në pranga dy punonjës të togës së shoqërimit

16/09/2014 00:00

Dy punonjës të Togës së Shoqërimit në Policinë e Shtetit ranë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gëzim Dervishi, me gradën nën/Komisar me detyrë Specialist Informacioni dhe 47-vjeçari Luan Mulgeci me gradën Kryeinspektor u prangosën nga SHKB ditën e martë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë shoferi i Togës së Shoqërimit, Gjoni Kerri do të ndiqet në gjendje të lirë.

Top Channel