Akuzat e PD, reagon Policia e Shtetit

16/09/2014 00:00

Policia e Shtetit u është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike. Në deklaratën për shtyp të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se ripranimi në polici i efektivit Gjergj Doda është bërë në respekt të plotë të akteve ligjoe dhe duke u mbështetur në dokumentacionin që vërteton pastërtinë e figurës së tij.

“Sulmet politike, dhe për më tepër deklaratat e pavërteta ndaj policisë nuk forcojnë shtetin ligjor dhe as luftën kundër kriminalitetit, por përkundrazi, i japin krah botës së krimit”, mbyllet reagimi i Policisë së Shtetit.

Top Channel