Francë, votëbesohet kryeministri Valls

16/09/2014 00:00

Kryeministri francez, Manuel Valls, ka fituar votëbesimin në Parlament, edhe pse me një diferencë të ngushtë, për shkak të një revolte të kabinetit të tij së fundi mbi masat shtrënguese.

Deputetët në Asamblenë Kombëtare votuan 269 pro dhe 244 kundër, duke përkrahur kështu politikat e qeverisë. Valls, më herët, kishte mbrojtur reformat e kabinetit të tij socialist, duke thënë se ai nuk kërkon aspak të shkatërrojë mirëqenien e shtetit.

Sondazhet e publikut e vendosin Presidentin Francois Hollande në kuotën më të ulët të mbështetjes, me vetëm 13%, teksa 2/3-at e popullit kërkojnë që ai të dorëhiqet.

Mbështetja ndaj Hollande ra ndjeshëm sidomos nga revolta e kabinetit të kaluar të kryeministrit Valls, si dhe pas kritikave të tij në librin e publikuar nga ish-Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler.

Ai përballet gjithashtu edhe me mundësinë e kthimit të ish-Presidentit Nicolas Sarkozy në politikë.

Top Channel