Skoci, rriten përmasat e intimidimit, sulmohet Miliband

17/09/2014 00:00

Ana e errët e fushatës për pavarësinë e Skocisë mund të theksohet gjithnjë e më shumë gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Në një sërë incidentesh, separatistët kanë përdorur forcën dhe intimidimin për të shmangur kundërshtarët e tyre.

Votuesit pro bashkimit kanë duruar edhe hedhjen e gurëve, janë quajtur tradhëtarë dhe përballen me kërcënime se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen.

Shumë vetë janë tashmë shumë të frikësuar për të treguar mbështetjen e tyre, për shkak të frikës nga raprezaljet që mund të vijnë pas një humbjeje të mundshme të nacionalistëve, në referendumin e së enjtes.

Ditën e martë, lideri i laburistëve Ed Miliband u detyrua të braktiste vizitën në një qendër tregtare në Edinburg, pasi u rrethua nga mbështetës të mëvetësimit, të cilët e shtynin atë dhe e quajtën një “gënjeshtar”. Truprojat e tij u detyruan ta fusnin atë në eskortën që e shoqëronte, për shkaqe sigurie.

Akte të tjera intimidimi janë raportuar nga kampi “kundër” pavarësisë anembanë Skocisë, përfshi këtu qindra borde fushatash të mbishkruara me grafite ofenduese ose të shkatërruara; shtëpi me postera “Jo, Falemnderit” të goditura me vezë dhe një shënim i veçantë në një shtëpi në Edinburg, “frikacak” në derën e tij kryesore. Fermerët kanë marrë telefonata anonime, të cilat kërcënojnë se bagëtitë e tyre do të humbisnin nëse nuk heqin bordet e fushatës. Nacionalistët kanë kërkuar gjithashtu edhe kontrollin në Facebook, duke raportuar shenjat “jo” dhe duke postuar video të tyre duke stampuar postet e reja pro pavarësisë.

Laburistët ishin përpjekur t’i mbanin detajet e vizitës së Miliband të papublikuara, në mënyrë që të shmangnin sulmet ndaj tij, por pavarësisht kësaj ai sërish u gjend nën kundërshtimet e turmave të mëdha.

Thirrjet “votoni pro” dhe “ju jeni gënjeshtar” rivalizonin me ato “votoni jo”, teksa shitësit u bllokuan dhe u nxorrën më vete.

“Kemi parë disa aspekte të kësaj fushate tepër të zymta, sidomos nga ato që pretendojnë për mëvetësim”, tha Miliband. “Debatet duhet të zhvillohen në një mënyrë të civilizuar, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, por gjithsesi e kuptoj edhe pasionin e lartë që kanë aktivistët pro ndarjes”.

Top Channel