Dy të plagosur në Shkodër e Lezhë

17/09/2014 00:00

Dy persona janë plagosur në Shkodër e Lezhë në dy ngjarje të njëjta.
Persona të armatosur duke lëvizur me automjete kanë qëlluar në drejtim
të njëri-tjetrit.

Ngjarja e pare ndodhi ne qender te qytetit te Shkodres kur nje 24 vjeçar i identifikuar me emrin Elidon Peraj, banues në fshatin Shtoj të Shkodrës eshte qelluar nga nje automjet ne levizje. Peraj ka qënë duke ecur në këmbë në  rrugën kryesore të qytetit në vendin e quajtur Ura Dervishbeg kur është qëlluar me armë zjarri.

Për t’i shpëtuar plumbave 24-vjeçari ka hyrë në ambientet e brendshem të një lokali por pavarisht kësaj autorët kanë qëlluar serish disa herë duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve dhe të klienteve të lokalit. Sipas policise i plagosuri ka marrë disa plumba  në trup, por ka kaluar rrezikun për jetën, policia dyshon per nje konflikt te vjeter ndersa nisi kerkimet per autoret.

Pak me vone policia gjeti ne fshatin Golem automjetin e perdorur ne atentat te cilit i eshte vendosur flaka. Brenda makinës së djegur janë gjetur dhe dy armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur për të kryer krimin. Në lidhje me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. H., vjeç 25, banues në Dobraç, i cili është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.

Ngjarja e dyte ndodhi ne qytetin e Lezhes ne lagjen ‘Besëlidhja’. Ne nje skene filmash disa persona te armatosur qellonin kunder njeri-tjetrit ne dy automjete ne levizje. Sipas policise per shkak te plumbave eshte plagosur 38-vjeçarja me inicialet L.GJ, e cila ndodhet ne spitalin rajonal te Lezhes jashte rrezikut per jeten. Ne vendngarje kane shkuar grupi hetimor dhe po punohet per identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.

Top Channel