35 vjet burg për ish-oficerin vrasës

17/09/2014 00:00

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të
Armatosura, Ndriçim Balla, i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës
dhe plagosjen e Elton Fushës në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shtator të një viti më parë në zonën e ish-Bllokut, ku Balla qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Fushës ndërsa ky ndodhej në lokalin e marrë më qira në këtë zonë, por plumbat kapën 35-vjeçaren Majlinda Hoxha e cila humbi jetën menjëherë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Elton Fusha, objektivi i atentatit, me të cilin Balla mendohet se kishte një konflikt për shkak të një borxhi të pakthyer.

Top Channel