Nikolla: Heqje nga përdorimi i teksteve me probleme

17/09/2014 00:00

Vetëm dy ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit kanë
denoncuar përmes rrjeteve sociale një pjese të teksteve, përmes të
cilave duhet të mësojne fëmijët e tyre.

Në tekset e Leximit dhe Gjuhes Shqipe, por edhe të Fizikës, ka patur pjesë ku është perdorur jo vetem nje gjuhe vulgare, por edhe eshte nxitur dhuna apo jane marre shembuj absurdë për të qene pjese e teksve shkollore. Prinderit kane kerkuar rishikimin e menjehershëm te tyre.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se keto tekste do te hiqen nga tregu dhe do te kerkohet rishikimi i tyre.

“Do të ketë padyshim rishikim, heqje nga qarkullimi se për ne janë të shtrenjtë fëmijët e Shqipërisë dhe nuk do të lejojmë deformime të tjera në formimin e tyre”, tha Nikolla.
 
Jane me dhjetëra shembuj, qe tregojne se gjuha e perdorur ne tekste eshte e gabuar. Rasti i shkumësit magjik, apo gjetja e ngjyres së ariut, jane cilesuar si tekste  problematike nga  gjuhetarja Ledi Shamku, e cila nuk e sheh problemin tek shembujt e genjeshtrave te bardha, por tek vulgariteti qe ato percjellin.

“Për pjesën e vulgaritetit mendoj që është gjëja për të cilën duhet marrë parasysh shumë fort, jo vetëm në këto copa që kanë shkaktuar diskutim publik, por për cdo pjesë tjetër që futet në tekstet shkollore. Dëmi që sjell vulgariteti është i pallogaritshëm, është një lloj kanali që mund të çojë në shumë drejtime të tjera”, thotë Shamku.

Zonja Shamku tregon se eshte shume e rendesishme qe femijet shqiptare te mesojne me te njejtat tekste si bashkemoshataret e tyre ne Europe.

“Hiq katër tekstet tona identitare që janë historia dhe gjeografia e Shqipërisë, Gjuhë dhe letërsi shqipe, tekstet e tjera nuk shoh asnjë arsye se përse duhet t’i bëjmë vetë. Ne e provuam t’i bëjmë vetë tekstet e përgjithshme, nuk ia dolëm me sukses. Nuk ka asgjë të keqe nëse këto tekste të merren nga vendet ku të cilat synojmë të integrohemi”, theksoi Shamku.

Cilesia e teksteve ka treguar se eshte nje problem ne vijimesi, qe ka ndikuar edhe ne shkallen e formimit te nxenesve.

Top Channel