“Marijuana show”, tashmë një “reality” në SHBA

17/09/2014 00:00

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur audicionet për të parin “reality show” të dedikuar me të gjitha mënyrat për të krijuar biznese të reja në lidhje përdorimin e cannabisit.

Në “Marijuana Show’, që do të transmetohet online duke nisur nga Nëntori, pretendentët do të përzgjidhen për të prezantuar projektet e tyre të guximshme mbi drogën, përpara një grupi financuesish potencialë.

Më të mirët do të sigurojnë fonde prej të paktën 25 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë.

Audicionet kanë nisur në Denver nga krijuesit e eventit, Wendy Robbins dhe Karen Paull, e menjëherë janë interesuar mbi 200 persona. Me idetë e tyre “alla cannabis”, të cilat variojnë nga xhirimi i një filmi, te krijimi i luleve dhe dyqaneve të specializuara në kompozime duke përdorur marijuanën, deri te pastiçeritë “ad hoc”.

Por, për ideatoren Wendy Robbins, bëhet fjalë për një shoë të dedikuar xhentilesës në prezantimin e një mundësie për të ndalur dhe edukuar publikun mbi “drogën e fuqishme, por edhe mjekësore”.

Grupi i të përzgjedhurve do të dërgohet në një vendngrumbullim në New Mexico përgjatë gjithë Tetorit, për t’u rikthyer më pas në Nëntor në Denver, gati për t’u prezantuar para investitorëve.

Top Channel