Beyonce, 33-vjeçare por e pabesueshme!

17/09/2014 00:00

Pavarësisht zhurmës së madhe në lidhje me probleme martesore dhe, ndërsa thashethemet për një shtatzani të dytë mbeten ende të pakonfirmuara, një gjë të paktën dihet me siguri: Beyonce ka një trup “vrastar” kur vishet me bikini.

Duke mbetur sërish e heshtur në lidhje me dy temat e sipërpërmendura, këngëtarja e famshme përdori sërish rrjetet sociale për të shpërndarë një set fotosh për ditëlindjen e saj të 33-të, të cilën ajo e festoi së bashku me bashkëshortin Jay Z dhe të bijën Blue Ivy.

Mbretëresha Beyonce shfaqet absolutisht rrëzëllitëse në foto, duke pozuar e vetme në disa prej tyre e veshur me bikini, sigurisht për t’i treguar botës format e saj të mahnitshme.

Familja duket se e ka shijuar më së miri ditëlindjen e Beyonces në një jaht luksoz, ashtu sikurse duke bërë edhe plazh. E bija Blue Ivy dukej e adhurueshme duke luajtur me lodrat e saj në rërë, ndërsa një person i dyshimtë (padyshim Jay Z) i kishte shkruar asaj urimin “Gëzuar Ditëlindjen” me shkopinj druri mbi rërë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel