Qeveria rishikon buxhetin e investimeve

17/09/2014 00:00

Qeveria vendosi sot rishpërndarjen e fondeve për investimeve, duke i
dhënë prioritet përfundimit të disa prej rrugëve më të rëndësishme qe
kishin mbetur pa u perfunduar.

“Do të investohemi fuqimisht, që t’u rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë-natë, për t’i realizuar ato investime. Efektshmerine e investimeve dhe realizueshmerine e planit te investimeve do ta kemi me te larten ne 20 vjet”, tha Rama.

‘Janë 3.2 miliardë lekë ose 32 milionë dollarë, deklaroi Rama, që janë as më shumë e as më pak, por përtej objektivit ambicioz të vendosur së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që na japin mundësinë që qysh këtë vit të fillojmë me uljen e deficitit dhe të borxhit publik’.

“Janë 15.2 miliardë lekë ose 152 milionë dollarë që shkojnë për investime. Investime, kryesisht të lëna rrugëve, për infrastrukturën rrugore, duke filluar nga rruga e Valbonës, tek rruga Kukës-Krumë në Has; rruga Lushnje-Berat që është bërë një gangrenë për të gjithë ata që duhet të kalojnë në atë aks; rruga Lin-Pogradec që është një tjetër gangrene.Të gjitha, 51 projekte që kanë mbetur rrugëve, flasim infrastrukturë rrugore dhe që kanë arritur të financohen deri në plus 50%, do të financohen 100%. Pra, gjithë pjesa e mbetur financohet tani”,tha Rama.
 
Ndërsa për 100 projekte të tjera, të cilësuara nga Rama si të pashpresa, do të futen në programin e financimeve. Nga shuma e 4.3 miliardëve leke, Kryeministri tha se 3.2 miliardë lekë do të shkojnë  për personat me aftësi të kufizuar, 1.1 miliard lekë për shëndetësinë në blerjen e autoambulancave përfshi dy aparatura dialize që do të vendosen 1 në jug e tjera në veri.

700 mln lekë për modernizimin e arsimit duke kaluar nga librat në tabelat dixhitale falë një marrveshje me Google.

300 mln lekë për automjete  policore dhe 450 Miljon lekë për o fotagrafim nga ajri territorit. Në vigjilje të vizitës së Papa Franceskut kyeministri dha një lajm të shumëpritur për besimtarët myslimanë atë të pagesës për shpronësimin e truallit ku do të ndërtohet xhamia e madhe në Tiranë.

“Do të mbajmë zotimin që do të kemi një xhami të re, pa pallat dhe supermarkatë ngjitur. Parku i vënë në dispozicion do të jetë parku i besimtarëve. Do të financojmë drejtpërdrejt pjesën e mbetur për të përmbyllur punimet e zgjatura shumë në kohë të teqes së madhe të bektashinjve”, u shpreh Rama.

Top Channel