Papa përshëndet shqiptarët para vizitës

17/09/2014 00:00

Ati i Shenjtë, në meshën e mbajtur këtë të mërkurë në Vatikan është
shprehur se ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë, për shkak se vendi ynë
ka vuajtur nga regjimi komunist.

Po ashtu Papa Francesk tha se e zhvillon këtë vizitë edhe sepse komunitetet fetare këtu bashkëjetojnë në paqe.

“Përshëndes popullin shqiptar dhe i falenderoj ata për përgatitjet për vizitën time. U kërkoj të gjithëve që të më shoqërojnë me lutje”, tha Papa.

Të dielën, Ati i Shenjtë mbërrin në Shqipëri, duke shënuar kështu një moment historik për vendin tonë. Përgatitjet për mbërritjen e tij kanë nisur në fakt që në momentin e konfirmimit të vizitës që Ati i Shenjtë do të realizojë në Shqipëri.

Papa Francesk është i dyti Papë që mbërrin në Shqipëri. Para tij, tokën tonë e ka shkelur edhe Papa Gjon Pali i Dytë.

Top Channel