Duff: Familja më ka bërë të përqendruar dhe më ka dhënë qetësi

17/09/2014 00:00

Hilary Duff duket si një “libër i hapur”, sa i përket jetës së saj private.

Ylli i muzikës Pop nuk është aspak e frikësuar të ndajë eksperiencat e saj me fansat, shpesh herë duke përdorur faqet e saj nëpër rrjete sociale, si një mënyrë për të pasur një informator brenda saj.

“Në llogarinë time në Instagram ndihem sikur të isha shumë e ndershme”, zbuloi aktorja 26-vjeçare. “Ndaj gjërat me të tjerët, sepse ata më bëjnë të lumtur, ose sepse është diçka që e dashuroj, apo mund të jetë diçka pak a shumë si një luftë. I ndaj me ta momentet e mia sepse dua, sepse në këtë fushë ndiej se mund të kontrolloj gjithçka”.

Duff dhe bashkëshorti i saj i ndarë duken ende si miq tepër të ngushtë, edhe pse janë shumë prag divorcit. Ndërkohë, teksa kanë qenë me pushime familjarisht, së bashku me 2-vjeçarin Luca, në Coachella, dyshja dukej shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse kanë njoftuar ndarjen në Janar 2014.

“Jemi shokë të mirë dhe kemi shumë respekt për njëri-tjetrin, – tha ajo. – E dashurojmë njëri-tjetrin”.

Hilary ka përqafuar qartazi të qënit nënë, duke theksuar se gjithçka në jetën e saj ka ndryshuar që prej ardhjes në jetë të djalit të saj.

“Më duket sikur sikur nuk më kujtohet se kush kamq enë përpara se të lindja djalin, – deklaron ajo. – Ai më ka mësuar shumë në lidhje me kujdesin, gjë që s’e kam pasur kurrë më parë. Të qenit në këtë ‘biznes’ që prej moshës 12-vjeçare, më ka lënë të ngarkuar gjatë gjithë kohës, edhe kur kam udhëtuar. Por, mendoj se pasja e tij më ka ndihmuar të jem më e përqendruar dhe më ka qetësuar së tepërmi, duke më bërë të kuptoj se shumë pak gjëra janë të rëndësishme në jetë”.

“Kam tashmë më shumë besim si një femër në tërësi, jo vetëm si një nënë, – vazhdoi ajo. – Në punën time dhe në jetën e përditshme, mendoj se ekziston një vetëbesim që vjen si pasojë e të qenit nënë”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel