Lufta ndaj terrorizmit, Tahiri në Abu Dabi

17/09/2014 00:00

Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ishte tema e diskutimeve, mes
ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe homologut të tij Sheik Saif Bin
Zajed Al Nahjan, në Abu Dabi.

Shqiperia diskuton per here te pare kaq seriozisht bashkëpunimin me Emiratet per te luftuar terorizmin, ku me kryesorja mbetet shkembimi i informacioneve dhe koordinimit te veprimeve per ta parandaluar aktivitetin e mundshem te grupeve terroriste ne te dyja vendet.

Sipas burimeve zyrtare do te kete bashkëpunim konkret dhe pritet qe ne Tirane, se shpejti te vije nje grup teknicienesh te Emirateve te Bashkuara, per detajuar modalitetet. Arabet kane ofruar edhe ekspertizen e tyre ne trajnimin e strukturave të Policisë Shqiptare në luftën ndaj terrorizmit. Ministri Tahiri, pai e ka njohur homologun e tij me zhvillimet me te fundit ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut te droges ka folur edhe per masat me te fundit qe Qeveria shqiptare ka marre masat me te fundit te marra per te frenuar rekrutimin e shtetasve shqiptarë në grupet terroriste qe luftojnë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Top Channel