Presidenca, Kuvendi, Kryeministria, Ministria e Jashtme dhe ajo e
Integrimit do të përjashtohen nga prokurimet publike për blerjen e
biletave për delegacionet e tyre.

Këtë ndryshim të ligjit nga mazhoranca, deputetët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë dhe atij të Ligjeve, të cilët u mblodhën në selinë e Partisë Demokratike e cilësuan një hap abuziv, klientelist dhe në kundërshtim me direktiven e Bashkimit Europian.

“Thelbi i ligjit eshte vetem nje nen, i cili nxjerr jashte procedurave te prokurirmit biletat e udhetimit te 5 institucioneve dhe nuk reflekton asnje nga shqetesimet e meparshme qe ka shprehur mazhoranca e sotme, qe si per çudi tashmë ka heshtur tërësisht”, tha deputeti Bode.

Sipas demokrateve, qe kur mazhoranca Rama-Meta erdhi ne pushtet dhe deri ne maj, kur ka te dhena zyrtare, Qeveria ka kryer 1277 procedura pa tendera, duke shmangur konkurrencen direkte mes kompanive. Çka, sipas ish-minisitrit te Financave ka sjelle nje renie drastike te kursimeve krahasuar me qeverisjen e Partise Demokratike.

“Ju e mbani mend qe ishin 20 perqind kursime nga procesi i prokurimeve, tani eshte 0.6 perqind e vleres”, tha Bode.

Behet fjale per nje shume prej 3.3 milarde lekesh te shpenzuar nga fondet publike, sipas nje skeme, qe per demokratet eshte korruptive dhe klienteliste ne favor te kompanive prane Qeverise. Sipas Oerd Bylykbashit, i cili perdori tone kritike ndaj prokurorise, kete skeme e percaktoi Kryeministri Rama qe ne ditet  e para te qeverisjes, kur rikonstruktoi mjediset e brendshme dhe te jashtme te Kryeministrise.

“E tera nje procedure abuzive ku me siguri, nese Prokuroria do te hetojë, do te nxjerre nje numer personash me pergjegjesi penale per te gjitha keto shpërdorime, per fondin qe u tha se ishte nje kontribut vullnetar , ne fakt, te gjitha procedura te kryera ne shkeje te ligjit, pa asnje prokurim dhe me siguri kane hapur rruge per kryeministrin qe te jape tendera me negocim, pa shpallje klienteve te vet”, tha Bylykbashi.

Per te verifikuar me dokumenta dyshimet e saj per abuzimin me ligjin e prokurimit publik, Partia Demokratike do te ngreje nje strukture  te ngjashme me komisionet hetimore.

Top Channel