Anëtarët e Këshillit sërish në pyetje

17/09/2014 00:00

Prokuroret do të thërrasin përsëri në pyetje anëtarët e Këshillit
Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi për ripyetjen e anëtareve të
Këshillit lidhet me të dhënat e reja të reja që kanë dalë në procesin
hetimor për vjedhjen e bankës.

Te enjten do te jene ne prokurori edhe tre punonjes te tjere te departamentit te sigurise në Linzë, të cilët duhet t’u përgjigjen prokurorëve jo vetëm për sigurinë e Departamentit, por edhe për rregulloren e hyrje-daljeve në këtë objekt të makinave të blinduara. 

Po te enjten paradite, oficeret e policise gjyqesore do te jene edhe ne paraburgimin 313 per te pyetur ish-inspektoren e pergjithshme Elivar Golemi, por zhvillimi i ri ne hetimet per vjedhjen e Bankes se Shqiperise eshte nje tjeter. Organi i akuzes njofton ne rruge jo zyrtare se po diskutohet mundesia qe dosjen e vjedhjes se bankes ta bashkoje me tre dosje te tjera qe dyshohen per skandale te tjera financiare.

E para ka lidhje me shitjen e ‘Hotel Dajtit’ nga Qeveria e asaj kohe, Bankes se Shqiperise. E dyta, me rikonstruksionin e godines se Bankes se Shqiperise dhe e treta me marrjen me qira nga Banka e Shqiperise te disa ambienteve, ku nga dokumentacioni rezulton se Banka e Shqiperise ka paguar qira mujore prej 135 euro metri katrore per gati 3900 metra katrore. Shuma ne total e qirase llogaritet me shume se 500 mije euro ne muaj ose 6 milione euro ne vit. Po te shumezohen me te pakten kater vite qe banka ka marre zyra me qira dhe ushtron aktivitetin jashte godines qendrore te saj, shpenzimet e qirase arrijne ne mbi 24 milione euro.

Audituesi i huaj ne prokurori

Per gati tre ore, Prokuroria e Tiranes morri ne pyetje audituesin e pare te kompanise nderkombetare “Grant Thornton”, i cili me 2012 ka marre pjese ne procesin e inventarizimit fizik te arkes per veprim ne Departamentin e Emisionit ne Linze.

Burimet e Top Channel thane se 30-vjeçari Behar Bajramaj i ka thene prokuroreve se kompania “Grant Thornton”, e kishte caktuar qe te vezhgonte se si behej inventarizimi fizik i arkes ne veprim dhe se me daten 24 dhjetor 2012 ai ka deklaruar se inventarizuesit shqiptare nuk kishin konstatuar mangesi fizike te lekeve ne Linze.

“Ne daten 24 dhjetor 2012 takova ne Linze Mehdi Mollen, Gentjan Jahjan dhe Petrit Ramohitajn. Une ndiqja nese inventarizimi fizik behej konform rregullores dhe duke qene se une isha auditues i jashtem perzgjodha disa kuti ne menyre rastesore. Keto veprime i bera per sigurine tone, pasi duke qene se jam autidues i jashtem nuk mund ta orientoja grupin pasi isha ne cilesine e vezhguesit. Ata nuk gjeten mangesi fizike, sepse nese do kontastoheshin te tilla une duhet te njoftoja eproret e mi. Ne inventarizimin e vitit 2013 ne kete proces me sa di une nuk ka marre pjese asnje perfaqesues i kompanise ‘Grant Thorton'”.

Pas deshmise se Bajramajt mesohet se Prokuroret pritet te therresin se shpejti edhe menaxherin e auditimit dhe partnerin e vleresimit te kesaj kompanie.

Top Channel