Albumi i ri i Nicole Scherzinger

17/09/2014 00:00

Po bëhet gati për lançimin e “albumit më intim” që ka nxjerrë deri tani dhe Nicole Scherzinger duket e mrekullueshme në setin fotografik të ‘Big Fat Lie’.

Këngëtarja 36-vjeçare pozon me kostum banjoje në një vend ekzotik, me duart tek flokët dhe me sytë mbyllur.

Ndërsa për “cover”-in e albumit, Scherzinger ka zgjedhur një pozë më të thjeshtë bardhë e zi.

E dashura e pilotit të Formulës 1, Lewis Hamilton, ka thënë për albumin e saj të ri: “Të gjithë kemi probleme në jetë dhe për t’i mbuluar ato themi gënjeshtra të mëdha. Në këtë album unë do të zbuloj disa nga problemet e mia.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel