Filmi i fundit i sagës ‘The Hobbit’

17/09/2014 00:00

Janë publikuar fotot e para të filmit të fundit të sagës ‘The Hobbit’.

Pamjet e ‘The Hobbit-The Battle Of The Five Armies’ tregojnë skena spektakolare nga përshtatja kinematografike e librit të J. R. R. Tolkien nga ana e Peter Jackson.

Fotoja më dramatike tregon një ushtri elfësh që përgatiten të mbrohen nga sulmi i përbindëshave.

Dy filmat e parë të sagës kanë pasur shumë sukses në “box-office”. ‘An Unexpected Journey’ ka grumbulluar 1 miliardë dollarë me një buxhet fillestar 315 milionë dollarë, ndërsa ‘The Desolation of Smaug’ grumbulloi 958 milionë dollarë me një buxhet fillestar prej 225 milionë dollarësh.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel