Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar edhe njerëz, të cilët kanë patur imunitet, duke thyer ligjin.

Konstatimi u be i ditur gjate nje raporti qe deputetët socialistë, anëtarë të Kontrollit Parlamentar në SHISH, prezantuan mesditën e së mërkurës në Komisionin e Sigurisë.

Ne mbledhjen qe u zhvillua me dyer te mbyllura per mediat, grupi i kontrollit informoi Parlamentin per shkeljet qe kishte gjetur ne dokumentacionin qe pa dhe deshmite qe mori ne Sherbimin Informativ, per me shume se tre muaj me rradhe.

Burime brenda kesaj mbledheje bejnë te ditura se jane gjetur raste kur ishin pergjuar persona me imunitet, ne kundershtim me dispozitat ligjore ne fuqi.

Nje tjeter shkelje e evedentuar nga deputetet socialiste, kane qene rekrutimet ne sherbim. Sipas raportit, pasi Visho Ajazi ka marre detyren ne krye te Sherbimit, ne kundeshtim me ligjin, jane rekrutuar persona te te larguar nga detyra ne 1997-en, per shkelje te renda ne ushtrimin e detyres dhe po ashtu rekrutimet jane kryer jokonform ligjit dhe nevojave.

Por pavaresisht shkeljeve qe u prezantuan ne Komisionin Parlamentar te Sigurise dhe per te cilat do te informohet edhe Kryeministrit, duket se mazhoranca per momentin nuk eshte e prirur te formuloje nje kerkese per shkarkimin e Shefit te SHISH, Visho Ajazi.

Top Channel