Vetëvritet duke u hedhur mes krokodilëve

17/09/2014 00:00

Vetëvrasja asnjëherë nuk është zgjidhje. Një grua tajlandeze, e cila vuante nga depresioni, zgjodhi rrugën më të dhimbshme për t’i shpëtuar sëmundjes.

Sipas raportimeve të mediave vendase, 65-vjeçarja Wanpen Inyai është hedhur në mesin e 100 krokodilëve në një kopësht zoologjik të Bangkokut.

Ajo ishte shpallur e humbur nga familjarët që kishin kryer denoncimin. Por policia u kishte thënë të prisnin 24 orë para se të niste kërkimi për të.

E vërteta e zhdukjes së saj u mësua kur punonjësit e kopështit zoologjik gjetën një mjet identifikues mbi ujërat e përshtatura për habitat të reptilëve të rrezikshëm. Punonjësit njoftuan menjëherë policinë e cila në vendin e ngjarjes gjeti gjurmë të ADN-së së të ndjerës.

Top Channel