Nga futbolli në “wrestling”

17/09/2014 00:00

E mbani mend Tim Wiesen? Portieri gjerman i Werder Bremenit dhe i kombëtares (u grumbullua për Botërorin e vitit 2010 dhe Europianin e vitit 2012) u tërhoq nga futbolli në muajin qershor të këtij viti dhe duket se do të nisë një aventurë të re dhe interesante.

Menjëherë pasi la futbollin, nisi të bëjë “bodybuilding” dhe pasi vuri një mal me muskuj, në fillim të shtatorit ka ardhur telefonata nga WWE, organizata e “wrestlingut” më e madhe në botë.

Wiese tha për gazetën ‘Bild’: “WWE më ka kontaktuar për të më propozuar një kontratë si mundës dhe unë do e marr parasysh. Nuk kam frikë. Do të flas me agjentin tim.”

Sipas gazetës gjermane, ish-portieri peshon aktualisht 115 kg dhe do të stërvitet përgjatë një viti në Florida para se të debutojë në ring.

Top Channel