Mjekësia alternative vs. mjekësia klasike

17/09/2014 00:00

Shkencëtarët nga e gjithë bota prej kohësh kërkojnë forma të reja për të zhvilluar mjekësinë, por paçka teknologjisë, zanafilla e kurave vazhdojnë të mbeten bimët dhe substancat natyrore.

Me gjithë njohuritë e fituara prej shekujsh, sot ekzistojnë dy lloj disiplinash që qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës: mjekësia alternative dhe ajo klasike. Në disa raste, mes tyre ekzistojnë pika takimi, por shpesh kanë kundërshti të forta.

Njerëzit, pas zhgënjimit nga kurat e spitaleve, janë të  prirur për të provuar gjithmonë e më shumë terapi alternative. Edhe pse disi e përfolur, në të gjitha kohët ka patur të sëmurë që provojnë kura jo të zakonta duke menduar se zgjidhja gjendet aty.

Më të famshmit për këto “eksperimente” janë aziatikët, të cilët kanë krijuar ilaçe duke përdorur jo vetëm bimët, por edhe kockat e kafshëve. Nëse avantazhet e mjekësisë klasike janë të njohura botërisht, cilat janë pikat e forta të mjekësisë alternative? Së pari, shumica e ilaçeve alternative përqendrohen te trajtimi rrënjësor i gjendjes, jo i simptomave. Ilaçet tradicionale janë të prodhuara masivisht për konsumim global, ndërsa  terapitë alternative janë të personalizuara tu përgjigjen kërkesave të pacientit.

Kostoja është një tjetër pikë e fortë në mjekësinë alternative: ajo kushton shumë herë më lirë se ilaçet dhe barnat që ofron mjekësia klasike.

Mjekësia klasike e ka bazën tek ajo popullore, pra dhe efekti është i ngjashëm me ilaçet. Rreth saj ka zëra pro dhe kundër, por para se të vendosni për ndonjërën në veçanti, bëni hulumtime dhe përpiquni të jeni të vëmendshëm për të dy metodat për të mos patur pasoja negative në shëndet.

Top Channel