Ndahet nga jeta Kiço Fotjadhi

17/09/2014 00:00

Është ndarë nga  jetë në moshën 74-vjeçare folësi i parë i lajmeve në Televizionin Shqiptar, Kiço Fotjadhi.

Fotjadhi ka ndëerruar jetë mesditën e së mërkurës në banesën e tij në Tiranë, ndërsa mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga familjarët.

Për shumë vite, Fotjadhi ka qenë ikona e Televizionit Shqiptar si një ndër figurat më të rëndësishme të këtij institucioni, që në themelimin e tij.

Top Channel