Obama zbardh strategjinë kundër ISIS

17/09/2014 00:00

Presidenti Barack Obama informoi amerikanët mbi strategjinë e përgatitur për të mposhtur ekstremistët e ISIS në Irak dhe Siri.

Obama theksoi në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë se si Komandant i Përgjithshëm i këtij misioni , “prioriteti më i lartë është siguria e popullit amerikan”.

“Në sajë të profesionistëve tanë ushtarakë dhe të anti-terrorizmit, Amerika është më e sigurt. Megjithatë ne vazhdojmë të përballemi me një kërcënim terrorist. Ne nuk mund të frikesohemi nga gjurmët e së keqes, si nga grupi i ISIS. Ky nuk është rasti i parë për Amerikën  dhe kjo është arsyeja pse ne mbetemi vigjilentë në shfaqjen e forcës nga terroristët. Në këtë moment, kërcënimet më të mëdha vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ku grupe radikale të nxitura nga pakënaqësitë për përfitime të tyre shfaqen me emrin ISIS ose ISIL, që dikur kanë qenë degë të AL-Kaedës. Por ata nuk janë “shtet” siç pretendojnë. ISIS është thjesht një organizatë terroriste e pastër”, tha Obama.

Presidenti tha se strategjia për të luftuar terroristët ka 4 pjesë kryesore. Prioriteti i parë është një fushatë sistematike e sulmeve ajrore. Duke punuar me qeverinë e Irakut ai tha se do të zgjerojmë përpjekjet për të mbrojtur popujt e kërcënuar.

Më tej operacioni do të shtojë mbështetjen për forcat që luftojnë ISIS-in në terren. Së treti do të rrisë bashkëpunimin me partnerët për të luftuar terrorizmin. Dhe së fundmi do të dërgohen ndihma humanitare për civilët që terroristët ISIS kanë zhvendosur me dhunë.

Top Channel