Habi për uniformat e reja të arbitrave

17/09/2014 00:00

Të martën, kur nisi faza e grupeve e Ligës së Kampioneve, shumë tifozëve u bëri përshtypje uniforma e re e arbitrave: bluzë e zezë, pantallona gri dhe çorape të zeza.

Ish-arbitri spanjoll Eduardo Iturralde Gonzalez shpjegoi arsyet e kësaj zgjedhjeje.

“Lojtarët dhe trajnerët kanë kërkuar që arbitrat t’i rikthehen ngjyrës së zezë pasi gjatë lojës ngatërroheshin me ngjyrat e verdha, të gjelbra apo të kuqe të arbitrave gjatë viteve të fundit”, shpjegoi Gonzalez.

“Ishte e vështirë për futbollistët që të perceptonin nëse personi që kishin afër ishte shok skuadre, kundërshtar apo arbitri”, shtoi ish-gjyqtari spanjoll.

Top Channel