Champions, Bayern mposht City-n, Roma dhe Porto goleadë

17/09/2014 00:00

Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë të fazës së grupeve të Champions League, ku Bayern Munchen ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes përball Manchester City-t në “Alianz Arena” me rezultatin 1-0.

Një ndeshje e luftuar nga gjermanët, të cilët kanë patur më shumë raste në këto 90 minuta, por golin e gjetën vetëm në fund. Pas një rrëmuje në zonë është Boateng ai që godet dhe zhbllokon takimin duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Guardiola-s.

Në të njëjtin grup shkëlqen Roma, e cila ka shkatërruar 5-1 CSKA-në e Moskës në Olimpiko. Iturbe, Gervinho dy herë, Maicon dhe autogoli i rusëve i japin këtë fitore skuadrës së Rudi Garcia-s, e cila tregon qartë synimet e saj në Champions në këtë sezon. Falë këtij rezultati ata kryesojnë grupin E me golavarazh më të mirë.

Befason Chelsea, i cili nuk shkon më tepër se një barazim 1-1 në “Stamford Bridge” përball Schalke 04. Fabregas kalon shumë shpejtë skuadrën e Mourinho-s në avantazh, por aty u ndalën “blutë e Londrës” dhe në pjesën e dytë Schalke i barazon shifrat falë golit të Huntelar.

Me vështirësi Barcelona ka marrë 3 pikëshin e parë në këtë fazë edhe pse përball tyre kishin një kundërshtarë të lehtë në letër si APOEL-i Qipros. Goli i Pique në minutën e 28-të ka qenë i vetmi i këtij takimi, nga i cili katalanasit marrin pikët e para.

Ajax-PSG është ndalur gjithashtu në barazim 1-1, ndërkohë që Porto shkatërroi 6-0 Bate Borisov në këtë ndeshje të parë në Portugali.

Top Channel