Skocia vendos për pavaresinë

18/09/2014 00:00

Skocia voton sot për referendumin historik të daljes ose jo nga
Mbretëria e Bashkuar, brenda kufijve të së cilës është prej 300 vjetesh.

2.600 qendra votimi janë në dispozicion te zgjedhjeve e do te qendrojne hapur deri ne oren 22 te mbremjes, ndersa rezultatet priten mengjesin e se premtes.

Deri tani, sondazhet i japin avantazh kampit kunder pavaresise me 52 % te preferencave kundrejt 48 perqindeshit te mbeshtetesve te shkeputjes. Te tilla shifra shtyjne zyrtaret te pohojne se “Po-ne” nga “Jo-ja” i ndan “nje fije peri”.

Ka ende shume te pavendosur qe mund te ndryshojne balancen e tanishme, ndaj edhe kryesimi i kundershtareve te mevetesise nuk garanton dot fitore ne votime. Me te perfunduar procesi, votat do te numerohen ne 32 zonat zgjedhore te Skocise.

Ketu do te perfishen edhe gati 790.000 aplikimet postare per votim, te cilat perbejne volumin me te madh te votave me poste te regjistruara ndonjehere ne vend. Skocia gjithmonë ka qenë ndryshe nga fqinja e saj jugore, Anglia. Këtë fakt e dinin edhe romakët. Jo më kot perandori Adrian ngriti në shekullin e 2-të një mur dheu, një kufi për keltët “picti” të veriut. Vetëm pas bashkimit të oborreve mbretërore në vitin 1603 dhe përpjekjen e dështuar të skocezëve për krjiimin e perandorisë së tyre bashkë me shoqërinë e Indisë Lindore, u vendos nga nevoja në vitin 1707 një union parlamentar me Anglinë.

Ppor në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, dallimet kulturore dhe politike u rishfaqën me të gjithë forcën e tyre. sot shanset jane 50 me 50 që Skocia të kapë shansin historik dhe të rikthehet permes nje akti demokratik tek shteti i pavarur.

Sipas disa eksperteve, edhe nga ana ekonomike skocezët nuk kanë nevojë të kenë frikë: Megjithë rezervat e kufizuara të naftës, një shtet skocez me pasuritë e mëdha të energjive të rigjenerueshme do të bënte pjesë ndër 20 vendet më të fuqishme ekonomike të botës, dhe ne rastin e nje skenari te tille, Europa do te kishte vetem perfitim.

Top Channel