Australi, operacioni i gjerë anti-terror

18/09/2014 00:00

Policia australiane është duke zhvilluar një operacion anti-terror, i cili është cilësuar si më i madhi në vend kundër terrorizmit.

Më shumë se 600 oficerë të armatosur rëndë janë angazhuar në operacionin që po zhvillohet në dy qytete në Sydney dhe Brisbane. Zyrtarë të policisë kanë thënë se deri tani janë arrestuar disa persona, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme pasi është ende në zhvillim.

Javën e kaluar vendi ngriti nivelin e kërcënimit nga terrorizmi nga të mesëm në të lartë. Kryeministri Tony Abbott tha se vendi kishte ngritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi për shkak të shqetësimit të rritjes së numrit të australianëve, të cilët të cilët frymëzohen nga grupet islamike ose kanë lidhje me to.

Zyrtarë kanë thënë se dhjetëra australianë u janë bashkuar grupeve xhihadiste si, Shtetit Islmik dhe al-Nusra në Lindje të Mesme.

Të paktën 60 australianë luftojnë me grupet xhihadiste në Siri dhe Irakun e Veriut, ndërsa 15 janë vrarë deri tani, mes tyre edhe dy kamikazë.

Top Channel