Kryebashkiaku i Torontos me kancer

18/09/2014 00:00

Kryebashkiaku i Torontos, Rob Ford është diagnostikuar me kancer, lajmë është bëri i ditur nga mjekët. 45-vjeçari pritet të fillojë kimioterapinë brenda 48 orëve.

“Unë jam optimist se trajtimi ka për të përfunduar me sukses”, tha doktori Zane Cohen, i cili është udhëheqësi i ekipit shëndetësor që po merret me trajtimin e kreut të Torontos.

Ford u tërhoq nga fushata për t’u rizgjedhur sërish në postin e kryebashkiakut pas problemeve shëndetësore.

45-vjeçari gjatë vitit të kaluar u përfshi në një skandal, pasi pranoi se kishte blerë ilegalisht drogë. Ai ka zbuluar se ka pirë kokainë të pastër, teksa gjendej në zyrë, dhe se vuante nga pija alkoolike. Këshilli i qytetit më të madh të Kanadasë i kërkoi atëherë atij të dorëhiqej.

Top Channel