Debutimi zhgënjyes i Ronaldinhos

18/09/2014 00:00

Ronaldinho gaboi nga pika e 11-metërshit në debutimin e tij në Meksikë me Queretaron dhe ekipi i tij u mund 1-0 nga Tigres në Kupën Mx.

Braziliani e goditi topin jashtë në minutën e 62 dhe nuk arriti të barazonte rezultatin. Numri 10 krijoi rastin e parë në minutën e pestë të takimit pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe arriti të marrë një goditje këndi.

Ronaldinho nuk arriti të shënonte as në tre goditje dënimi dhe në këtë mënyrë Tigresat arritën të ruanin avantazhin minimal deri në fund të takimit.

Top Channel