Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet 25 pozicione

18/09/2014 00:00

Shqipëria ka ngjitur 25 pozicione në renditjen e përmuajshme të FIFA-s falë fitores në transfertë me Portugalinë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Europianit “Francë 2016”.

Kombëtarja kuqezi renditet tashmë në vendin e 45 të klasifikimit duke lënë pas skuadra si Bullgaria, Japonia, Sllovenia, Paraguaji, Irlanda, Korea e Jugut apo Polonia.

Gjermania vazhdon të ruajë kryesimin, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, ndërsa Holanda ka zbritur në vendin e katërt.

Dhjetëshja e kombëtareve më të mira plotësohet nga Belgjika, Brazili, Uruguaji, Spanja, Franca dhe Zvicra.

Top Channel