Parlamenti votoi të enjten shkarkimin e guvernatorit të Bankës së
Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-inspektores së përgjithshme, Elivar
Golemi.

Pas votimit të fshehtë, nga 78 deputetë që kanë qenë prezent në salle, për shkarkimin e Fullanit, 72 votuan ‘pro’ dhe 6 ‘kundër’.

I vetmi deputet i opozitës i pranishëm në sallë, ai i PDIU-së, Aqif Rakipi, i kontaktuar nga Top Channel, deklaroi se ka qenë ‘pro’ shkarkimit të Fullanit, duke përbërë kështu edhe të parin deputet që ka deklaruar votën e tij të fshehtë.Kështu, rezulton që 6 votat ‘kundër’ kanë qenë nga rradhët e deputetëve të maxhorancës.

Por drejtues të kësaj të fundit thone se mund te kete patur nje ngatërresë në mënyrën e shprehjes së votës. Po aq për t’u mbajtur në konsideratë është edhe fakti se votimi i fshehtë mund t’ju ketë dhënë më shumë liri deputetëve, për të shprehur qëndrimin apo mbështetjen ndaj ish-guvernatorit.

Nje pjese e tyre, kane votuar ‘pro’ zgjedhjes se tij ne postin e guvernatorit ne vitin 2011, LSI si pjese e mazhorances se djathte ne ate kohe dhe deputetet Ben Blushi e Arben Malaj nga opozita e atehershme socialsite. Arben Malaj nuk eshte me deputet, ndersa Eduart Shalsi, atehere rezultoi se kishte abstenuar dhe u shpreh menjehere me pas, se vota e tij kishte qene gabim.

Pavaresisht leximit te votave, ky akt e largon Ardian Fullanin, jo vetem nga posti i guvernatorit te Bankes Qendrore, por edhe si anetar i Keshillit Mbikëqyres. Relacioni i Komisionit të Ekonomisë, sqaron se shkaqet për shkarkimin janë të njëjta, atë të thyerjes së Kodit të Etikës dhe cënimit të rëndë të interesave të bankës.

“Anëtarët e Komisionit, vlerësuan se në kushtet kur Këshilli Mbikëqyrës ka konstatuar se Fullani, në cilësinë e guvernatorit ka cënuar rëndë interesat e Bankës së Shqipërisë, këto interesa i ka cënuar rëndë edhe në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës”, tha kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Po ne kete seance eshte shkarkuar edhe Inspektorja e Pergjithshme e Bankës, Elivar Golemi, kur pro shkarkimit të saj, kanë qene 76 depute, vetëm një kundër dhe një abstenim. Shkarkimi i saj erdhi si propozim i nje grupi deputetesh, pas një seri seancash të Komisionit të Ekonomisë, të mbledhur për këtë çështje.

Shkarkimi nga Kuvendi i Ardian Fullanit nga te gjihta postet drejtuese ne Banken Qendrore dhe Elivar Golemit, i hapi rruge fillimit te procedurave per emerimin e drejtuesve të rinj të Bankës së Shqipërisë.

Top Channel