Vlorë, në pranga ish-punonjësi i ZRPP-së

18/09/2014 00:00

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vladimir Haxhira, 40 vjeç ish-punonjës i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë u arrestua nga strukturat kundër krimit ekonomiko-financiar pasi në kohën kur ka qenë punonjës i këtij institucioni, në periudhën 2006-2008 ka falsifikuar kartelat e 3 pasurive me mbi 350 m2.

Ai ishte dënuar me tre vjet burg nga gjykata e Vlorës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Top Channel