Binjakët që mbajnë regjim identik për një pamje identike

18/09/2014 00:00

Dy binjakë anglezë kanë mbajtur të njëjtin regjim stërvitor dhe kanë ngrënë të njëjtat gjëra gjatë gjithë jetës së tyre në mënyrë që të kenë një pamje sa më identike me njëri-tjetrin.

23-vjeçarët marrin të njëjtën sasi kalorish edhe kur qëndrojnë larg duke mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin për dietën. Si rezultat, të dy djemtë që merren me “bodybuilding” kanë muskuj të zhvilluar njësoj.

“Që kur kemi qenë fëmijë, bënim çdo gjë njësoj. Pasi vendosëm të formonim trupin, filluam të bënim të njëjtat ushtrime, të hanim të njëjtat ushqime në të njëjtën masë dhe të pinim alkool njësoj gjatë mbrëmjeve”, thonë Lewis dhe Owen Harrison.

“Prindërit nuk na kuptojnë se pse duhet ta bëjmë këtë gjë, por mundohen të na mbështesin gjithmonë”, shtojnë binjakët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel