Si është të të grabisin me armë

18/09/2014 00:00

Perdorimi i shpeshte i kamerave GoPro ne jeten e perditshme lejon qe te regjistrohen situata nga me te ndryshmet, perfshire skena te rrezikshme.

Ky eshte rasti i Alex Hennesy, nje i ri kanadez i cili kishte vendosur mbi biçiklete kameren dhe po bente xhiro ne kryeqytetin e Argjentines. Gjate udhetimit te tij ne Buenos Aires, ajo qe regjistroi kamera do te mbetet ne mendjen e kanadezit per gjithe jeten.

Nje person i zuri rrugen me motor, nxorri nga xhepi nje pistolete dhe i kerkoi turistit t’i jepte çanten e shpines. Kanadezi beri sikur nuk kuptonte, la biçikleten dhe nisi te vraponte derisa arriti ne nje komisariat policie.

Imazhet jane tashme ne duart e agjenteve qe kane nisur kerkimin e grabitesit.

Top Channel