Ashtu sikurse ish-eprori i saj Ardian Fullani edhe ish- Inspektorja e
Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi refuzoi të flasë
përpara grupit të hetimit mbi dosjen e Departamentit të Emisionit.

Dy oficere te policise gjyqesore ishin kete te enjte ne paraburgimin 313, ku edhe mbahet zonja Golemi per ta pyetur ate. Por ish-Inspektorja e Pergjithshme ka kerkuar materialin per te cilin ajo eshte person nen hetim, “dhe vetem pasi te studiojë kete material , atehere do të rezervojë te drejten për të folur.

Ne fakt, ne Gjykaten e Apelit Golemi u shpreh se prokuroret nuk e kishin pyetur dhe se ajo kishte qene bashkepunuese me grupin e hetimit, pasi u kishte vendosur prokuroreve ne dispozicion te gjitha materialet e nevojshme. Por me gjithe kete deklarate te saj ajo u la ne arrest me burg, ndryshe nga ish-Guvernatori Fullani, i cili ndodhet ne arrest shtepie.

Top Channel