Putin: Sanksionet shkelin parimet e OBT

18/09/2014 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha gjatë së enjtes se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shkelin parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe e vetmja rrugë për t’i luftuar ato është zhvillimi i tregut vendas.

Pas një takimi me zyrtarë të lartë, Putin tha se Rusia nuk ka ndërmend të ndëshkojë Perëndimin për sanksionet e vendosura për shkak të rolit të Moskës në Ukrainë, por tha se në vend të kësaj ai tha se Perëndimi ka sfiduar Rusinë për të përforcuar ekonominë e saj, kanë përforcuar rivalitetin dhe ka nxitur kreditimin.

“Sa i përket marrjes së masave të përgjegjshme, pikë së pari ne mendojmë për interesin tonë në lidhje me detyrat për zhvillimin dhe mbrojtjen e prodhuesve tanë si dhe tregjeve tona, nga një rivalitet i padrejtë”, tha Putin.

“Objektivi ynë kryesor është të përdorim një prej avantazheve konkurruese të Rusisë, tregun e madh vendas, e ta mbushim atë me produkte të cilësisë së lartë të prodhuara nga firmat e kombit tonë”.

Kriza e Ukrainës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë, duke i ulur ato në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë, ndërsa Putin kritikon vendet që kanë vendosur sanksione për shkelje të shpirtit të OBT-së, që në plan të parë ka konkurrencën e lirë dhe të drejtë.

Rusia u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2012, pas 18 vitesh negociatash për parimet kryesore të futjes së saj.

Vendet që zbatojnë sanksionet tregtare nuk kanë përse t’i justifikojnë ato në OBT, për sa kohë ato janë sfiduar nga një ngërç tregtar. Justifikimet për ndalimin e tregtisë mund të variojnë nga shkaqe mjedisore apo shëndetësore, e deri te problemet fetare.

Por, disa diplomatë i frikësohen faktit se sanksionet e gjera kundër Rusisë mund të shpjegohen vetëm për shkaqe të sigurisë kombëtare. Ndaj, ky mund të jetë një argument jo legjitim, gjë që nuk ka nisur për shkak të një ngërçi tregtar në OBT, ndaj dhe mund të prishë besimin reciprok.

Top Channel