Tekstet, Ministria: Ndryshim ligji për kufizimin e alternativave

18/09/2014 00:00

Për një tekst në Shqipëri ka deri në 11 alternativa, çka ka bërë që në tregun e librit shkollor të qarkullojnë mbi 900 tituj.

Ministria e Arsimit, edhe pse e di se cilesia e nje pjese te madhe te tyre eshte mjaft e ulet, e ka të pumundur ende t’i heqe nga qarkullimi, pasi neni 47 i Ligjit te Arsimit Parauniversitar le të lirë numrin e teksteve të njejta për një program.

Këshilltari i ministres se Arsimit, Agim Leka, tha se do te kerkohet ndryshimi i ketij neni, dhe vitin e ardhshem do shkaktoje heqjen nga tregu i cdo teksti jo cilesor.

“Neni 47 e pengon Ministrinë e Arsimit, që ajo të kufizojë alternativat e teksteve, por i lejon ligjërisht shtëpitë botuese që të hedhin në tregun e shkollës alternativa pafund tekstesh. Ky nen duhet ndryshohet. Në sitën e komisioneve do të kalojnë mbi 930 tituj tekstesh”, thotë Leka.

Sipas drejtuesve te arsimit, ministrat e arsimit gjate ketyre viteve kane ngritur nje sistem korruptive te librit shkollor, i cili ka tregun e shitjes se siguruar. Perfitimet e medha ekonomike kane renduar mbi cilesinë e teksteve, por edhe ne pergatitjen e nxenesve.

Ne Shqiperi numerohen 29 shtepi botuese te librit shkollor, ne nje kohe qe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka vetem 13.

“Nuk është normale, që ne të kemi kaq shumë tekste, sepse ne për një tekst kemi deri në 11 alternativa. Sigurisht në këtë prodhueshmëri do të ketë probleme cilësore. Amerika ka tre alternativa tekstesh historie. Eshtë e pamundur të funksionojnë dhe mbijetojnë 29 shtëpi botuese dhe tre shpërndarës”, thekson Leka.

Kete vit per here te pare tekstet jane perzgjedhur nga mesuesit dhe kane qene ata qe kane vendosur ata se cili tekst eshte i pershtatshem per nxenesit e tyre. Nga qarkullimi jane hequr rreth 120 tituj, nderkaq vitin tjeter te gjithe tekset do te kalojne ne nje site dhe pritet qe nje pjese e madhe e tyre te mos ribotohen me.

Keshilltari i Ministres se Arsimit tha se nje pjesë e pasazheve që kanë qarkualluar në media nuk i përkasin teksteve shkollore.

Top Channel